Basha: Qeveria vështirësoi kushtet e studentëve, prioriteti im arsimi cilësor

Basha: Qeveria vështirësoi kushtet e studentëve, prioriteti im arsimi cilësor

Në atë që duhet të ishte dita e parë e vitit të ri akademik për universitetet kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me studentët, të cilët mësimin duhet ta zhvillojnë online për shkak të kushteve të pandemisë.

Basha thotë se për shkak të papërgjeshmërisë dhe keqmenaxhimit të situartës nga qeveria studentët po kalojnë një situatë mjaft të vështirë. Sipas kreut të PD-së pas 25 prillit kur ai të vijë në pushtet do të afrojë subvencion 100% të tarifës pë rata studentë të cilët vijnë nga familje të cilat kanë të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj.

“Prioriteti im, është t’u krijoj këtu në Shqipëri mundësi të rinjve, për arsim cilësor, punë dhe mirëqenie,”-thotë ndër të tjera Basha.

Postimi i Lulzim Bashës.

“Papërgjegjshmëria dhe keqmenaxhimi i situatës nga qeveria, ka vënë sot në vështirësi studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë. Kohë e humbur, para të shpenzuara, tarifa të larta, kosto të shtuara dhe mësim jo efikas për shumicën prej tyre, janë shqetësimet që ngritën studentët.

Qeveria duhet menjëherë të ndalojë pagesat korruptive dhe t’u vijë në ndihmë studentëve, t’i mbështesë financiarisht dhe të krijojë kushte, që çdo student në Shqipëri të zhvillojë mësimin në mënyrë efikase.

Pas 25 prillit, bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Asnjë i ri nuk do të mbetet pa arsimin e lartë për shkak të kushteve ekonomike.

Me planin tonë, studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës studentore.

Studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë gjysmën e tarifës.

Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

10 mijë studentë shqiptarë në vit, do të mund të kryejnë stazhe të paguara deri në 30 mijë lekë në muaj.

Prioriteti im, është t’u krijoj këtu në Shqipëri mundësi të rinjve, për arsim cilësor, punë dhe mirëqenie.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy