Zjarri te fruta-perimet në Lushnje/ Korreshi: Tregu i keqkonceptuar, duhet hetim dhe dëmshpërblim pas zjarrit

Zjarri te fruta-perimet në Lushnje/ Korreshi: Tregu i keqkonceptuar, duhet hetim dhe dëmshpërblim pas zjarrit

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnje, duke kërkuar që autoritetet të zbardhin sa më shpejt shkaqet e ngjarjes dhe të garantojnë dëmshpërblimin e tregtarëve të prekur.

 

Së pari, autoritetet duhet të zbulojnë shkakun me të cilin ka ardhur problemi. Së dyti, duhet të bëhet dëmshpërblimi i këtyre tregtarëve, sepse është i vetmi burim jetik për ta. Së treti, struktura që në fillim ka qenë e keqkonceptuar.

 

Sipas tij, tregu aktual është ndërtuar me mangësi të theksuara infrastrukturore, duke e krahasuar me një hapësirë të papërshtatshme për kushte pune.

 

Nëse e shikon të gjithë hapësirën aty mbrapa, ka mbulesa, por ka edhe tenda pa fund, që ngjajnë si çadra… Nëse bëhet një treg, duhej të ishte ndërtuar me një çati,” theksoi deputeti, duke shtuar se projekti është konceptuar gabim dhe jo në funksion të tregtarëve.

 

Korreshi kërkoi gjithashtu që, në rast ndërhyrjeje, tregu të rikonceptohet plotësisht me çati dhe izolim anësor, në mënyrë që të shmangen problemet gjatë verës dhe dimrit dhe të rikthehet funksionaliteti i plotë i hapësirës tregtare.

 

Ai shtoi se situata aktuale tregon, sipas tij, një investim të bërë “më shumë për efekt vizual sesa praktik”, duke theksuar nevojën për standarde më të larta në projektet publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy