
Në Maqedoninë e Veriut sot është dita e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen tw dielwn mw 31 tetor.
Në 44 komuna do të zhvillohet raundi i dytë, apo balotazhin, përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin.
Të drejtë vote kanë 1 353 990 votues në 2481 vendvotime. Përsëritje të votimit për kryetar komune dhe për këshill do të ketë në një vendvotim (0543) në Dibër, ndërkaq do të rivotohet edhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit.
Të dielën do të votohet për kandidatët e komunave, ndërsa e shtuna është heshtje zgjedhore.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në MV gjatë ditës së djeshme në Manastrit mori materialin e besueshëm zgjedhor për votimin e të dielës. Materiali i besueshëm sot do të shpërndahet te Komisionet Komunale Zgjedhore kurse të shtunën do të shpërndahet nëpër vendvotime.
Votimi fillon të shtunën kur deklarohen të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat me Covid-19 dhe në vetëizolim, dhe sipas të dhënave të KSHZ-së edhe 1409 të burgosur, 266 persona në 13 shtëpi të moshuarish dhe gjashtë persona të zhvendosur të brendshëm.
KSHZ-ja të dielën e 17 tetorit, respektivisht në raundin e parë të zgjedhjeve lokale u përballë me probleme në nivel të këshillave zgjedhor. Kryesisht pengesat ishin të natyrës teknike me terminalet për identifikimin e votuesve me shenjave të gishtave por edhe për shkak se disa nga këshillat zgjedhor nuk dinin të menaxhonin pajisjen.



