Spahia: Ura mbi Bunë është e parealizueshme

Spahia: Ura mbi Bunë është e parealizueshme

Kandidati i PD-së, Bardh Spahia, thotë se projekti i “Urës mbi Bunë” do të mbetet në letër. Sipas tij, ura me të cilën kryeministri Rama tha se do të nxisë turizmin duke lidhur Velipojën me Ulqinin, nuk mund të ndërtohet.

Kjo qeveri që po propagandon me forcë një urë që siç e morët vesh është e parealizueshme. Nuk ka kushte për të mundur ta ndërtojmë. Thonë 50 milionë euro. Ato që nuk po arrijnë dot të bëjnë rrugën Shirokë-Zogaj, hyrjen e Shkodrës për mungesë fondesh. Ato janë financime të Bankës Europiane, por këta i kanalizojnë si të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.  

Spahia tha se Shkodrës i janë hequr qëllimisht pesë drejtori dhe gjykatat.

Po flasim për një qeveri që nuk erdhi sot. Ka 10 vite. Një qeveri e mbytur në korrupsion kokë e këmbë. Nuk ka bërë asgjë për Shkodrën, shkoi e hoqi pesë nga drejtoritë kryesore. Hoqi edhe tre gjykata.  Çoi Arkivën e Shtetit në Rrëshen. Shkodra përfaqëson frymëzim për demokratët dhe demokracinë. Shkodranët nuk janë në shitje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy