Hapja e Ambasadës në Jerusalem/ Rusia: Kosova nuk ka pasur të drejtë të hapë asnjë mision diplomatik atje

Hapja e Ambasadës në Jerusalem/ Rusia: Kosova nuk ka pasur të drejtë të hapë asnjë mision diplomatik atje

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova beson se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta hapte asnjë mision diplomatik në Jerusalem.

Ajo tha se kjo çështje është rregulluar në Këshillin e Sigurimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Ky hap është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës akoma nuk është rregulluar e drejta e Kosovës për të pasur marrëdhënie speciale diplomatike me vendet e tjera. Ne do të dëshironim të theksonim edhe një herë pozicionin tonë parimor mbi Jerusalemin: qyteti duhet të jetë kryeqyteti i dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit, i hapur për besimtarët e të tri feve monoteiste”, tha Zakharova.

Ajo tha gjituashtu se pozicioni i Rusisë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që “Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe që duhet të jetë në interes të popullit të Serbisë”.

Këtë të hënë është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Ëashington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy