Hoxha pret ambasadoren kanadeze: Luftë krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Hoxha pret ambasadoren kanadeze: Luftë krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Kanadasë, Elissa Goldberg me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh, me fokus në çështjet e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Hoxha kërkoi intensifikim në çështje të bashkëpunimit policor, sidomos sa i përket shkëmbimit të informacioni midis strukturave për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë së informacionit, zbatimin e letër-porosive e çështjeve të tjera të zbatimit të ligjit.

Ambasadorja shprehu gatishmërinë për mbështetje të Kanadasë ndaj Shqipërisë për çështjet me interes të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, pastrimi i parave, problemet e migracionit, si dhe për trajnimet profesionale dhe efektive të Policisë së Shtetit.

Hoxha vlerësoi si të rëndësishëm komunikimin dhe takimet midis strukturave të policisë së të dy vendeve.

Në takim u vlerësua fakti se Shqipëria dhe Kanadaja bashkë-ndajnë angazhimin dhe vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy