Debati Rama-Berisha u pasuar sot me një incident në Parlament. Gjatë fjalës së kryeministrit Rama, deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit dhe pengoi vijimin e seancës. Sipas Nokës, Rama e ofendoi ish-kryeministrin duke i thënë “llazore”, një fjalë që ka kuptim të afërt me fjalën thashethemexhi. “Unë nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel. Asnjë nga fjalët që tha ai. I thashë thjesht një opinion. Një llazore nga më të mëdhatë që ka ky vend”, tha ai. Ndërsa Noka fliste pa mikrofon, Rama vijoi: “Ku e ke gjetur këtë mor Sali, nga çfarë pylli e ke sjellë”. “Nga pylli i … “, ishte përgjigjja e Nokës, e cila detyroi kryetarin Ruçi, ta përjashtonte nga seanca e sotme.



