Celibashi me delegacionin e OSBE/ODIHR: Rekomandimet për KQZ-në, pika referimi për përmirësimin e veprimtarisë

Celibashi me delegacionin e OSBE/ODIHR: Rekomandimet për KQZ-në, pika referimi për përmirësimin e veprimtarisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, është takuar me Delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Celibashi, ka theksuar se, rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Delegacioni, i kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, ka vlerësuar gjetjet mbi veprimtarinë e KQZ-së.

Sipas tyre, këto hapa mund të ndihmojnë KQZ-në dhe aktorët e tjerë, që të ndërmarrin hapa të tjerë për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore.

Në fokus të bisedimeve ishin gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, si dhe identifikimi i fushave për bashkëpunim të mëtejshëm.

 

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të mirëorganizuara nga administrata zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy