
Fjalët e drejtuesit të emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Mustafa Nano se në PS nuk ka garë, por “vetëm një njeri që ka ftohtë në majë që është i vetmuar”, kryeministri Edi Rama i cilësoi si deformim perceptimi.
Nano krahasoi konceptet demokratike të partive në Britani duke thënë se atje ka garë dhe “Bushatin nuk e heq kryetari se do”. Por pas këtyre fjalëve kryeministri tregoi historinë e garës së tij në PS për të marrë drejtimin e saj.
Pjesë nga biseda në studio:
Në planin e shëndetit demokratik të vendit unë do të doja që ju të bënit disa reforma të rëndësishme. Ju e morët PS dhe duhet ta lini siç e gjetët. Keni shtuar njerëz të rinj, aty nuk ka garë, aty ka vetëm një njeri që ka ftohtë në majë, është i vetmuar në majë dhe kështu do të vazhdojë. Unë dua garë që të jetë e barabartë dhe gara të administrohet nga ndonjë institut jashtë partisë. Ju këtë nuk e keni bërë.
Rama: Ky është një tjetër deformim i perceptimit. Partitë nuk janë qëllime në vetvete. Janë instrumente dhe partitë britanike nuk janë të bazuara në këtë koncept të demokracisë.
Aty ka garë dhe Bushatin nuk e heq kryetari se do.
Rama: E para e punës unë jam bërë kryetar në një garë shumë të egër dhe me garë shumë të egër është bërë edhe Tony Bler. Kur bëhesh kryetar dhe e çon partinë në fitore ti je i votuar nga shumë më tepër njerëz se sa nga partia dhe nuk ekziston koncepti hajde ta sfidojmë atë që fitoi zgjedhjet sepse ishte idiotësi. Unë nuk i besoj demokracisë së brendshme me gara pseudo. Në PS dhe në grupin tonë ne kemi shumë debat, por është debat i brendshëm që bëhet sherr i jashtëm nuk i bën asgjë të mirë një partie politike.



