Lesi: Një person i deklaruar në mbështetje të Bashës më tha se nëse Berisha del në protestë do t’i bashkohet atij

Lesi: Një person i deklaruar në mbështetje të Bashës më tha se nëse Berisha del në protestë do t’i bashkohet atij

Ish-deputeti Nikoll Lesi I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një person që po trazon ujin, ndryshe nga Basha që sipas tij është një ujë i ndenjur.

Më tej Lesi zbuloi se në një takim me një deputet shumë afër Bashës që është deklaruar në mbështetje të tij, ka thënë se nëse Berisha do të dalë në demonstratë ai do të shkojë në mbështetje të këtij të fundit dhe s’do të qëndrojë në seli.

“Baza demokratike është në shumicë me doktorin, në fillim u pa tani u faktua. Në pikëpamjen praktike është Berisha që po e merr PD.

Mendoj se pas 30 vitesh është tragjike dhe komike ti kthehemi Berishës si shpresë. Por është fakt që Berisha është ai që po trazon ujin se sa Basha që është një ujë I ndenjur. Në Shqipëri duhet një lider I fortë, bashkëpunues. Mendoj që Berisha është faktor, por dilema ime është a do jetë një front.  Një vend pa opozitë të fortë është vend I mbaruar.

Para 3 ditësh, një deputet që është pro Bashës, dhe fola me të. I thash nëse bëhet protestë e madhe dhe turma shkon me PD, I thashë ju do të shkoni në protestë apo do të rrini në seli. Ai është deputet shumë afër Bashës, më tha jo tha nëse do të ndodh kjo do të shkojë.”, u shpreh Lesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy