Ministri serb sulmon Ramën: E kujtojnë më shumë për çorapet e tij të shqyera

Ministri serb sulmon Ramën: E kujtojnë më shumë për çorapet e tij të shqyera

Ministri serb i mbrojtjes Aleksander Vuli i ka kthyer përgjigjje Edi Ramës në lidhje me komentet që kryeministri i Shqipërisë bëri të premten pas mbledhjes së dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.

Fillimisht ishte Vuli ai që komentoi një nga marrëveshjet se Kosova do të ketë akses në portin e Durrësit. Sipas ministrit serb Rama po përpiqet të krijojë Shqipërinë e Madhe. Referua këtyre deklaratave Rama shkroi duke etiketuar presidentin serb Vuçiç:

“Vucic, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim."

Ndërkohë sot Vulin i ka kujtuar çorapet Ramës: "Nëse Edi Rama do të kishte një tru, ai nuk do të përpiqej të bënte një 'Shqipëri të Madhe', nëse do të kishte mendje nuk do të bënte një foto nën flamurin e 'Shqipërisë së Madhe',do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.

Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy