Kikia: Takimi Meta- Berisha, konfirmim i vazhdimit të protestës së 6 dhjetorit

Kikia: Takimi Meta- Berisha, konfirmim i vazhdimit të protestës së 6 dhjetorit

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live deklaroi se takimi i drejtuesve të opozitës Meta-Berisha ka ardhur si një mesazh konfirmimi se protesta e 6 dhjetorit do të realizohet.

Ai tha se Meta në fund të takimit me deklaratën e tij synonte të qartësonte se në këtë protestë nuk ka axhendë antievropine dhe se i adresohet atij që sipas Metës është pengmbajtësi i Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.

Takimi Meta- Berisha që sot drejtojnë opozitën ky është takimi i parë publik pas vendimit që policia e shtetit nuk dha leje për protestën e 6 dhjetorit. Nga informacionet ajo do jetë një ditë pushimi zyrtar dhe do jetë gati gati i pamundur qarkullimi dhe në një ditë të tillë policia nuk ka lejuar mbajtjen e protestës dhe nuk dihej se çfarë qëndrimi do mbanin Meta- Berisha dhe takimi i sotëm ishte njëlloj konfirmimi nga ata që nuk do tërhiqen nga protesta. Deklarata e Metës sa doli nga selia e PD synonte të qartësonte se në këtë protestë nuk ka axhendë anti-evropiane dhe se i adresohet atij që sipas Metës është pengmbajtësi i Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE dhe se po mbahet pikërisht atë ditë për të sjellë në vëmendje se kush është qeveria shqiptare. Ky takim ka qenë për të qartësuar se nuk ka tërheqje nga protesta dhe se protesta është anti-qeveriatre dhe jo anti-evropiane.

Ai shtoi më tej se padyshim metodologjia e organizimit të protestës do jetë një gjë e vështirë sepse takimi do mbahet te stadiumi kombëtar, pra është një takim mbarëvajtja e të cilit është shumë i rëndësishëm për ne.

Kushtet e sigurisë duhet të jenë absolute dhe mbajtja e një manifestimi është një gjë që i vë në një farë mënyrë në vështirësi njerëzit që do përgjigjen për masat e sigurimit. Mendoj se të dy aktivitet mund të zhvillohen pa u interferuar me njeri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy