Ministrja Xhaçka pret homologun e Kosovës: Mbështetje për rrugën drejt NATO-s

Ministrja Xhaçka pret homologun e Kosovës: Mbështetje për rrugën drejt NATO-s

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rustem Berisha ishte homologu i parë që ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti në zyrën e saj këtë të martë.

Ministrja Xhaçka gjatë deklaratës pas takimit u shpreh se aleanca e NATO-s në zbatim të politikës së saj të dyerve të hapura do ta ndihmojë Kosovën që Forcën e Sigurisë ta shndërrojë në Forcë të Armatosur.

“Një Ballkan i integruar në aleancën e NATO-s, nuk do të thotë vetëm një rajon më i sigurtë, por më shumë siguri edhe për vetë aleancën. Prandaj jam e bindur që edhe me ndihmën e vendeve anëtare dhe konform kornizave ligjore forca e sigurisë do të shndërrohet në një forcë të armatosur”, tha Xhaçka.

Edhe ministri kosovar u shpreh se kalimi nga forcë e sigurisë në forcë të armatosur do ta ndihmojë Kosovën që të mos jetë barrë e askujt për sigurinë e saj, por edhe të kontribuojë në rajon e me gjerë.

“Synimi i qeverisë tonë është ta shndërrojmë FSK në forcë të armatosur, pasi dëshirojmë që të mos jemi vetëm barrë e të tjerëve për sigurinë, por edhe të kontribuojmë si të barabartë dhe besimplotë në rajon dhe më gjerë për sigurinë”, deklaroi ministri i Forcës së Sigurisë në Kosovë, Rustem Berisha.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy