Basha i kthen përgjigje Rexhep Rrajës: Përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet

Basha i kthen përgjigje Rexhep Rrajës: Përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas kërcënimeve që Rexhep Rraja bëri në përfundim të seancës së sotme, kur tha se do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme.

Në një reagim në rrjetin social "Facebook" kryeopozitari tha se Rexhep Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet.

Basha e quan një kriminel si gjithë të tjerët Rexhep Rrajën, duke thënë se në të tillë mënyrë ka ardhur në pushtet Edi Rama.

"Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi. Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!", shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy