Akademia e Barinjve, Krifca: Ekziston në Zvicër, në vijim do të shpalosim dhe programin (VIDEO)

Akademia e Barinjve, Krifca: Ekziston në Zvicër, në vijim do të shpalosim dhe programin (VIDEO)

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar dhe një herë deklaratën e saj për krijimin e një akademie për barinjtë.

Në Komisionin e Ekonomisë për shqyrtimin e buxhetit, Krifca tha se akademia e barinjve nuk është diçka e shpikur, por kjo ekziston në vende të tjera të botës, si në Zvicër.

Më tej Krifca tha se po përpiqen të japin  një mbështetje për këtë profesion, duke investuar në infrastrukturën e staneve apo dhe me panele diellorë duke iu lehtësuar profesionin.

“Ka pasur një keqkuptim të ndodhur me artikulimin e fjalës akademi. Në lidhje me fjalën akademi, nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës, Zvicër e shumë të tjera. Ka një qasje të migrimit të profesionit, të tyre të vështirë, po përpiqemi që të japim mbështetje për këtë profesion për t’i angazhuar më tej. E kemi konsultuar dhe me donatorët. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Unë që në periudhën time si drejtoreshë, jam konsultuar. Është një program që do ta përforcojmë për ta ruajtur traditën, jo vetëm te barinjtë por dhe të fermerëve të rinj. Do kemi kohë ta shpalosim programin në vijim.”, tha Krifca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy