Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shprehet se pret bashkëpunim të frytshëm me Ballkanin Perëndimor.
"E përgëzova për emërimin dhe diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në prespektivën në Bashkimin Europian. Ne folën dhe për luftën kundër COVID-19. BE i qëndron pranë Ballkanit Perëndimor, shoh bashkëpunim të frytshëm", shkruan Varhelyi.
Ndërsa Xhaçka shprehet se gjatë bisedës e ka informuar Komisionerin për përmbushjen e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës elektorale në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, ministrja Xhaçka vlerësoi si historik vendimin pozitiv të Këshillit të marsit 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe kërkoi që gjatë vitit 2021, të bëhet i mundur miratimi i kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare sa më parë.



