Ambasadori britanik në Vlorë: Sapo të mbarojë ky proces do kemi kohë të flasim gjatë për të

Ambasadori britanik në Vlorë: Sapo të mbarojë ky proces do kemi kohë të flasim gjatë për të

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, teksa ka ndjekur procesin e numërimit në Vlorë nuk ka preferuar të bëjë shumë komente.

Është kënaqësi të jem në Vlorë dhe të marr pjesë gjatë numërimit. Dje udhëtuam në qendër të Shqipërisë për të parë si shkonte procesi i votimit. Sot kemi ardhur në jug për të parë si shkon procesi i numërimit.

Ai tha se sapo të mbarojë ky proces zgjedhor do të kemi mundësi të diskutojmë dhe flasim për një kohë të gjatë rreth tij.

Jam i bindur që kur të mbarojë ky proces ne do të kemi mundësi të diskutojmë dhe flasim për javë dhe kohë të gjatë në vijim. Ajo që është me rëndësi tani është që ti japim hapësirë këtyre burrave dhe grave të bëjnë punën në mënyrë profesionale. Në momentin që ky proces të ketë mbaruar do të kemi mundësi të flasim sërish së bashku.

Në fund Norman bëri me dije se do të qëndrojë dhe pak në Vlorë dhe pastaj do të lëvizë për të parë nga afër numërimin dhe në ndonjë qytet tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy