Alimehmeti: Do luftojmë virusin në çdo zyrë dhe institucion! Nuk ikin, do ikin vetëm po t’i heqim ne

Alimehmeti: Do luftojmë virusin në çdo zyrë dhe institucion! Nuk ikin, do ikin vetëm po t’i heqim ne

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti nga protesta e sotme e opozitës deklaroi se qytetarët kanë dalë në shesh dhe sfidojnë muajin më të ftohtë të vitit, pasi nuk ka vend më të ftohtë se konaku bosh dhe shtëpia bosh.

Alimehmeti ngriti pikëpyetje se ku ikën njerëzit tanë, familjarët, miqtë dhe se në fund fare çfarë i mbetet prindit po i iku fëmija.

Çfarë i mbetet Shqipërisë po i iku rinia? Pse jemi ne këtu zgjodhëm muajin më të ftohtë? Se nuk ka vend më të ftohtë sesa zemra e këtyre. Ia njohim zemrën atyre, se e dimë që s’ka asgjë brenda tyre.

Ngrohtësinë e kanë vetëm xhepin e tyre, ftohtësinë e kanë për ne, sëmundjen e kanë për ne dhe ndaj këtyre sëmundjeve askush prej nesh dhe askush nga ata nuk shpëton dot.

Askund! As në shtëpi, as në zyrë, as në rrugë, as në fusha, as në mal. Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni.

Ka shkuar edhe ky tashmë edhe ndërkombëtar në nivele të frikshme. Jemi përballë një hemorragjie nga shpopullimi. Jemi vënë përballë një humbje, një pagjumësie nga sistemi i gjyqësisë.

Sistemi i gjyqësisë është shurdh ndaj gjithë këtyre sëmundjeve. Ne kemi dy mundësi miqtë e mi. Kemi mundësi të qëndrojmë të përballemi, mbështetur mbi rrënjët tona të forta, të shëndosha, krenare.

Apo kemi mundësinë të largohemi si gjethet e shpërndara nga stuhia.

Ai shtoi se kanë vendosur që të qëndrojnë, të përballen dhe të mos largohen, por të largojnë ata që janë shkaktarët e të gjithë këtyre sëmundjeve.

Kemi vendosur ta marrim fatin tonë në dorë vetë. Kemi vendosur ta marrim fatin e Shqipërisë në dorë vetë. Do i luftojmë këto viruse në çdo zyrë, në çdo institucion, në çdo rrugë, në çdo shesh, kudo ku të jenë, sepse ata nuk ikin vetë.

Ikin vetëm po t’i heqim ne. Ne jemi sistemi imunitar i Shqipërisë. Ne mund ta bëjmë këtë! Se në fund fare, pavarësisht se çfarë pjesë e pemës jemi rrënjë, degë, trung, gjethe, nuk ka rëndësi.

Është po e njëjta pemë që po rreh stuhia. Mirëpo, stuhia më e fortë rrahu, po rrënjët tona mbajtën. Trungu jonë u forcua. Degët u shtuan. Dhe tani që po vjen pranvera.

Do vijë gjelbërimi dhe gjallëria. Do vijë fitorja për Tiranën. Do vijë fitorja për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy