PD: Lajmi se Basha ishte në arrestimin e ish-komandantit të UÇK-së, një maskaradë

PD: Lajmi se Basha ishte në arrestimin e ish-komandantit të UÇK-së, një maskaradë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me një lajm të publikuar për Lulzim Bashën ku ai nxirrej si një person i cili ka ndikuar në arrestimin e Latif Gashit, ish-komandant i UÇK-së në zonën e Llapit. Ky i fundit, në një intervistë, ka deklaruar se Lulzim Basha ka qenë present gjatë arrestimit si përfaqësues i UNMIK.

Në reagimin e saj PD thotë se kjo është një maskaradë e orkestruar nga kryeministri, i cili është i trembur nga zgjedhjet. PD mohon që Basha të ketë qenë në momentin e arrestimit të Gashit dhe thotë se ky lajm dëmton Kosovën dhe Shqipërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara  janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve.

Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson.

Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit.

Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy