"Ka bërë marrëveshje pa e ditur askush", Bylykbashi: Bashës i intereson pushteti i madh pa firmë

"Ka bërë marrëveshje pa e ditur askush", Bylykbashi: Bashës i intereson pushteti i madh pa firmë

Deputeti i PD, Oert Bylykbashi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCNTV tregoi detaje për situatat brenda partisë të cilat kanë çuar PD në humbje të njëpasnjëshme dhe për këtë akuzoi Lulzim Bashën se ka bërë marrëveshje të cilat nuk i dinte askush.

Sipas Bylykbashit, Basha i kishte bërë llogaritë për të humbur dhe siç u shpreh ai Bashës i intereson më shumë një fuqi politike e rëndësishme, mbi peshoren politike të Shqipërisë, që është pushtet i madh pa firmë.

“Nëse kishte një gjë të shëmtuar që bëri Basha ka qenë ajo për sistemin zgjedhor. Ka bërë një marrëveshje në maj të vitit që shkoi pa e ditur askush prej nesh, në mes të negociatës për sistemin zgjedhor për të hapur listat, askush nga ne nuk e dinte këtë. E paralajmëruam që Rama do të përdorë hapjen e listave që të të heqë koalicionin, jo më tha nuk ndodh kjo. Ne nuk e dinim që marrëveshja për hapjen e listave që ishte çelësi për ndryshimin e kushtetutës për koalicionin që ishte garancia e PD për të ardhur në pushtet me aleatët kish ndodhur në fillim të majit. Fare papritur futi elementin e hapjes së listave që nuk është gjë e keqe por duhet të përputhet me një sistem të caktuar. I kemi kontestuar ne. Është hera e parë që po e them. Papritur vendosi të mbështeste propozimin e Ramës për hapjen e listave që ishte çelësi për ndryshimin e koalicioneve që ne humbëm zgjedhjet, njëlloj si me marrëveshjen e 17 majit. Kur hapet lista duhet ti japësh mundësinë kandidatëve të kandidojnë, ai nuk e bëri. Ia kërkova në nëntor. Në dhjetor i thash që po bënte fushatë presidenciale dhe kjo do të çonte në dështim, nuk e pranoi as këtë. Në janar i thash që do humbim zgjedhjet sepse ti nuk kupton nga sistemi zgjedhor dhe ai është kundër. Unë e kam marrë vesh që do të isha kandidat kur na e thanë në Zoom ditën që do isha kandidat. Kur i jep mundësinë kandidatëve të bëjnë fushatë personale duhet ti lëshë ata të bëjnë fushatë, ata pretendonin vota personale të vinte nga elektorati gri. Në mesin e fushatës Basha dërgon një person që më goditi mua se po bëj fushatë personale. Përtej kësaj objektivi im ishte të dilte mirë zona ku punoja unë, ku PD është rritur me 80%. Me atë që kam bërë unë pa i dhënë rëndësi votës time personale në fund ne duhet të dilnim me rezultat fitues. Basha kishte llogaritur Durrësin me 6 mandate, ndërkohë që ne nëse nuk merrnim 8 në Durrës ne nuk fitonim zgjedhjet. Basha në analizën zyrtare tha objektivi ishte 6000 vota. Unë i thash që kushdo që ta ka bërë llogarinë e ka bërë për të humbur, ai nuk foli asnjë fjalë. Pavarësisht votës personale, kreu i PD objektivin e kishte vënë për të humbur zgjedhjet e 2021-shit. Pse-në unë nuk e gjej dot. Bashës i është dashur të marrë një seri veprimesh që çonin në fuqizimin e tij. Bashës me sa duket i intereson më shumë një fuqi politike e rëndësishme, mbi peshoren politike të Shqipërisë, që është pushtet i madh pa firmë”, tha Bylykbashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy