Pas dëshmive se Policia e Shtetit tentoi të fshihte vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje institucionit, por edhe Urgjencës Kombëtare duke i konsideruar si “të pastër”.
Rama thotë se sipas rezultateve të hetimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, institucionet kanë kryer procedurat sipas rregullores.



