Rama për Rrugën e Arbrit: Ëndrra 100 vjeçare është realitet (VIDEO)

Rama për Rrugën e Arbrit: Ëndrra 100 vjeçare është realitet (VIDEO)

Rruga e Arbrit, një ndër projektet e mëdha infrastrukturore në vend,duket se po merr formë dita-ditës.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot kalimin përmes Rrugës së Arbrit, për të udhëtuar drejt Dibrës, në vijim të fushatës elektorale.

Kryeministri ndau pamje nga udhëtimi në këtë rrugë, përmes njërit prej tuneleve, që ndodhen në aksin e saj.

“Për Dibër nga Rruga e Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, tha Rama.

Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Rruga e Arbrit do të ofrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut,por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy