Basha: Po sjellim një politikë ndryshe, hijet e së shkuarës-peshë e tepërt (VIDEO)

Basha: Po sjellim një politikë ndryshe, hijet e së shkuarës-peshë e tepërt (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se në një takime strukturat drejtuese të degës nr.8 të PD-së se tashmë po sjellin një politike ndryshe.

 “Jemi të vendosur dhe po e tregojmë me vepra, jo me fjalë që një politikë ndryshe po vjen, e cila i ka dhënë tashmë provat e para dhe do të japë edhe më shumë prova dhe bashkë më të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë shumica absolute e këtij vendi.

Ne do të bëjmë gjithçka që të krijojmë një aleancë sa më të gjerë të mundshme me qytetarët e t’u themi me të vërtetë politika e mashtrimit, e gënjeshtrës, e shpifjes ju ka lodhur siç do të lodhte çdo njeri normal, çdo popull normal të Europës. Por mos e humbni shpresën”.

Basha ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se thotë vetëm gënjeshtra, me qëllim për të mbuluar të këqijat që i ka bërë vendit.

 Më tej, kryedemokrati u ndal edhe në atë që ai e quan “masakra zgjedhore e 25 prillit”, ku paralajmëroi se “politikanët që kanë hesape të pambyllura me drejtësinë” nuk do të shpëtojnë.

 “Shqipërisë po i vijnë vërdallë disa hije të së shkuarës që thonë gënjeshtra për të mbuluar atë që i kanë bërë këtij vendi. Këto hije të së shkuarës dhe simbole të korrupsionit janë bërë peshë e tepërt për çdo familje shqiptare. Janë lodhur shqiptarët duke dëgjuar të njëjtat alibi dhe gënjeshtra. Shikoni si dolën me inceneratorët. Kemi 6 vjet betejë për një të vërtetë të dhimbshme dhe një aferë korruptive me përmasa të përbindshme.  Koka e kësaj afere bashkë me tubin e oksigjenit mundohen ta heqin vëmendjen nga kjo. Qëllimi i tyre është ta mbajnë Shqipërinë kështu. Faktori ndërkombëtar është vetëdijesuar për faktet e masakrës zgjedhore. Kush ka hesape me drejtësinë mendon se mund të shpëtojë. Këto janë të vërtetat e fundit të një politike që i ka lodhur njerëzit. I ka bërë të humbin besimin te politikbërja. Shikoni çfarë ndodhi brenda shtëpisë sonë. E gjitha gjoja filloi për arsye parimore por paska qenë për hallin e Sali Berishës. Ai bashkë me një grusht njerëzish për karriget e tyre janë gati t’ia vënë zjarrin shtëpisë së tyre”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy