
Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar takime në Durrës për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat për krime zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, Soreca ka cituar dhe OSBE/ODIHR të cilët thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Këtu ka theksuar se në qendrat e votimeve ka pasur përmirësime krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mirë pjesëmarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Ne kemi marrë pjesë në ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte të monitoronim procedurën dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo që kemi parë është se në qendrat e votimit ka pasur përmirësime në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Megjithatë ambasadori i bëri thirrje SPAK që të hetojë krimet zgjedhore.
Është shumë e rëndësishme të ndiqen të gjitha parregullsitë, të hetohen e shikohen. SPAK ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim çështjet nga afër.



