Rama me biznesin e madh: Pagat në Shqipëri janë më të larta nga ato që deklarohen (VIDEO)

Rama me biznesin e madh: Pagat në Shqipëri janë më të larta nga ato që deklarohen (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me biznesin e madh tha se pagat në Shqipëri janë më të larta nga sa deklaron.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë, që hyn në fuqi në prill, nuk u bë për arsye elektorale.

Paga minimale ka një logjikë të vetën. Por nga ana tjetër nuk mund të vazhdonim me programin, ku nuk ishte parashikuar as pandemi, as luftën në Ukrainë, që ka një lidhje shumë të madhe me gjithë Europën, dhe as inflacionin e luftës. Nuk mund të mos reagonim, duke e çuar pagën minimale përtej jo programit tonë elektoral, por programeve elektorale të të gjitha partive, edhe të opozitës. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale deri në 2025. Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë. Kjo s’ka lidhje me fushata. Ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat për të fituar zgjedhjet, sepse njerëzit na besojnë, më shumë se ç’besojnë gjithë të tjerët. Ne e dimë shumë mirë se pagat reale në Shqipëri janë shumë më të larta se ato të deklaruara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy