Deklaratë e fortë e Bashës: Pas audiopërgjimit, Ramën e pret një surprizë e madhe

Deklaratë e fortë e Bashës: Pas audiopërgjimit, Ramën e pret një surprizë e madhe

Kreu demokrat, Lulzim Basha, është shprehur se përgjigjja e audiopërgjimit do të dalë e manipuluar, pasi PS sipas tij e ka bërë gati planin ku do ta shpallin përgjimin e pavërtetë dhe do të gjejnë një aktor për të mohuar zërin e Agron Xhafës.

Sipas kreut demokrat, audiopërgjimi është i paracaktuar nga Edi Rama se është i rremë. Gjatë intervistës së tij në “Opinion”, Basha deklaron se aty ku e kanë çuar e ashtu si e kanë bërë, do ta shpallin të pavërtetë.

"Ne kemi gjithë informacion se pas përcaktimit politik sesi duhet të dalë audiopërgjimi, do ta nxjerrin se është i manipuluar, do gjejnë edhe një aktor dhe do thonë që është ky ai që flet me Babalen dhe jo Agroni. Pas këtij skenari, do ketë një suprizë të madhe. Është surprizë sepse vjen andej nga s'e pret. Pasi ta shpallin të pavlefshëmh vlerësimin, pasi ta gjejnë dhe aktorin… i pret surpriza e madhe sapo të nxjerrin këtë skenar”, u shpreh ai.

Kryeopozitari ka folur në lidhje me lajmin se po survejohen nga struktura të Policisë së Shtetit.

Basha tha në studion e emisionit "Opinion", se një nga gazetat kryesore në vend ka publikuar lajmin, pas kësaj deputetët e PD kanë kontaktuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një paralajmërim të prerë.

Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte. Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetët kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë. Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga Garda, ajo që është për t'u shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë e harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve. Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet”, u shpreh Basha.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy