Rama: Politika nuk mund t’i heqë popullit të drejtën për të gjykuar

Rama: Politika nuk mund t’i heqë popullit të drejtën për të gjykuar

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën për zgjedhjet vendore. Kreu i qeverisë u ndal pasditen e sotme në Patos, ku prezantoi kandidaten e socialistëve për kryetare bashkie. Para mbështetësve të PS-së, ai tha se vendimi i presidentit për të anuluar zgjedhjet është një marrëzi.

“Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, ’97-ës, sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi, duke fshirë firmën e tij me firmën e tij. Nëse ai është i shqetësuar e ka të thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve”, tha ai.

Duke u ndalur te opozita, Rama tha se ishte zgjedhja e tyre të rrinin jashtë fushatës.

“Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre. Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë, por jemi të detyruar ta zbatojmë, si na e kanë imponuar për të vendosur njëherë e mirë, se Kushtetuta nuk është një libër që e lexon”, tha Rama nga Patosi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy