Ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria i ka kryer detyrat, mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

Ambasadori i Bullgarisë: Shqipëria i ka kryer detyrat, mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare

Me veton e saj, Bullgaria po mban 'peng' jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë duke penguar rrugën drejt integrimit në BE, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.

Nga Korça, ambasadori bullgar në vendin tonë, Momchil Raytchevski tha se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe se ata mbështesin mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për vendin tonë, që nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Në lidhje me mosmarrëveshjet me Maqedoninë e Veriut, Raytchevski u shpreh se po vijojnë dialogun, në mënyrë për të arritur në një marrëveshje.

Pozita e Bullgarisë sa i përket pozitës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka krijuar atë që është e nevojshme, ju jeni të gatshëm dhe ne e mbështesim që në momentin kur të ketë një vendim në familjen europiane që shteti të vazhdojë në rrugën e vet evropiane dhe të zhvillohet konferenca e parë.

Si qeveria e vjetër ashtu edhe qeveria e re në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën që Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetëset më të mëdhenj të zhvillimit të BE gjithashtu edhe për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit, kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit, po zhvillohen biseda shumë intensive në nivel të lartë.

Të dyja palët së bashku me partnerët në BE po vazhdojmë të punojmë mbi temat delikate dhe aktuale dhe të gjithë po shpresojmë që në një moment do të arrimë atë që është me rëndësi, atë që partnerët tanë e dinë shumë mirë që nuk ka ndërlidhje me fate konkrete është çështja e krijimit të mirëbesimit dhe të arritjes së mirëkuptimit mbi çështje të përbashkëta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy