Bylykbashi dorëzon në Kuvend draftin për lustracionin: Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit largohen nga politika

Bylykbashi dorëzon në Kuvend draftin për lustracionin: Bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit largohen nga politika

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki dhe deputetja Albana Vokshi kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për lustracionin.

Sipas Bylykbashit, ajo që është me rëndësishme është fakti se ky ligj do të zgjidhë çështjen e dosjeve për të gjithë shqiptarët.

Ne e depozitojmë me qëllim që funksionet drejtues  të shtetit shqiptar dhe një seri institucionesh të rëndësishme, drejtuesit e aparatit të dhunës në Sigurimin e Shtetit, bashkëpunëtorët e Sigurimit dhe drejtuesit e Partisë së Punës të mos kenë më funksione në politikë.

Ky ligj i shkon deri në fund problemit dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008.

Projektligji i hartuar nga selia blu parashikon hapjen e plotë të dosjeve për çdo qytetar që e kërkon, por edhe largimin nga jeta politike dhe institucioneve publike të atyre që kanë pasur lidhje me Partinë e Punës ose i kanë shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika. Pra baza kushtetuese është e re, është një nen kushtetues dhe është ligj që do të miratohet me 3/5 dhe kemi marrë parasysh ndarjen e pushteteve dhe garancitë për këto.

Ajo që është më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në këtë valë debati, është se ne siç e kishim premtuar vijmë me këtë ligj që garanton hapjen e plotë dosjeve, se çdo qytetar mund ta shohë dosjen e vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy