Cakaj takim me Osmanin: Kosova dhe Shqipëria, një zë i vetëm në politikën e jashtme

Cakaj takim me Osmanin: Kosova dhe Shqipëria, një zë i vetëm në politikën e jashtme

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvilloi sot një takim me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Cakaj tha se në takim u bisedua për disa hapa konkretë në funksion të bashkëpunimit strategjik në fushën e politikës së jashtme dhe rëndësinë e qasjes absolutisht të bashkërenduar në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se “Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete që i takojnë një kombi, duhet të jenë absolutisht një zë i vetëm, sa i përket politikës së jashtme dhe jo vetëm”.

Më herët, Cakaj zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy