Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur në New York ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të 1 vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën.
Sot Ministrja Xhaçka do të mbajë fjalë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe do të takohet me homologë të Italisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Estonisë. Ndërkohë të premten, me ftesë së Ministrit të Jashtëm të Maltës, vend i cili ka presidencën e rradhës së Këshillit të Sigurimit, ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë në KS, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologëve të vendeve anëtare të KS.
Një vit më parë, Shqipëria luajti një rol aktiv në Këshillin e Sigurisë sa i takon agresionit rus në Ukrainë ndërsa u rendit si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për llogaridhënien e Rusisë mbi krimet në Ukrainë.



