Aktori i humorit, Gazmend Paja, i njohur edhe si investitor strategjik për një pronë të përfituar ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme.
Gzetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka thënë se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.
Paja me sa di unë është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa.
Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.
Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower.



