Basha pret Haradinajn: PD mbështet sfidat e Kosovës

Basha pret Haradinajn: PD mbështet sfidat e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim të ngrohtë dhe miqësor. Lulzim Basha i uroi suksese Haradinaj në detyrën e re dhe me shumë përgjegjësi në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Kryetari i Opozitës e siguroi Haradinaj për mbështetjen e plotë e të gjithanshme të Partisë Demokratike​ në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës, dhe në përballimin e sfidave të tjera.

Integrimi europian dhe euroatlantik i Kosovës, është në interes të sigurisë dhe stabilitetit jo vetem të Kosovës, por të mbarë rajonit, u shpreh Lulzim Basha.

Kryetari i PD, me tej theksoi se Partia Demokratike, ashtu sic ka qënë që në ditët e para të themelimit të saj, një mbeshtetje e fuqishme dhe konstante e aspiratave të popullit të Kosoves, do të vazhdoje te jete gjithmone një zë aktiv në familjen e partive simotra të PPE, dhe më gjerë, për të përkrahur me forcë interesat e Kosovës.

Gjithashtu, nuk do te mungoje asnjehere edhe mbështetja konkrete për njohjen nga shtete të tjera, përmes kontakteve dhe raporteve që Partia Demokratike ka me forca të rëndësishme politike në Europë dhe vende te tjera. Nga ana tjeter, të dy personalitetet theksuan rolin që Partia Demokratike me autoritetin e padiskutueshem që gëzon ne Kosove, mund të luajë në drejtim te zhvillimeve pozitive edhe të vetë politikes aty, në bashkëpunim me të gjithë spektrin politik kosovar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy