
Kryedemokrati Sali Berisha i cilësoi primaret si procesin më demokratik që ka njohur Shqipëria.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai informoi se në këtë garë u regjistruan mbi 450 kandidatë dhe ushtruan të drejtën e votës rreth 51 mijë anëtarë të PD-së, votimi më i madh që nga viti 2013.
Berisha deklaroi se kjo procedurë është e para e këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri, më e mira, më demokratikja se çdo procedurë që mund të zhvillohej në raste të tilla.
Ndër të tjera shtoi se në listat e PD, si në të hapurat dhe në të mbyllurat, do të kenë vendë dhe aleatët.
Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet.
Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore.
Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave.
Imagjinoni ju se çfarë ndodh në krahun tjetër, që kandidaturat përcaktohen nga Bajrët, Troplini, Poja, Çela, Ndoka dhe eksponentë të tjerë të krimit. Përcaktohen nga valixhet me para.
Përcaktohen jashtë të gjitha kritereve. Ju e patë që Çyrbja, u vendos emri i tij fill pas Edi Ramës sepse përfaqësonte bandën më të rrezikshme.
Këto janë kandidaturat e qytetarëve, e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë, anëtarë të PD-së. Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta.
I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por pa diskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.
Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre.
Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.
Mund të kalonin pragun edhe 38 kandidatë, problemi është se në listën e Tiranës, edhe në të hapurën, aleatët do kenë kandidatë.
Dhe jemi të detyruar t’u lëmë në listën e hapur vende edhe partive aleate. Jo të gjithë pjesën. Pastaj se si veprohet aty, nga lista merret, ulet pragu.
Është përcaktuar një formulë, mënyrë tjetër nuk ka. Kanë zgjedhur një formulë. Por vendet për aleatët janë se aleatët kanë kërkuar që të kenë përfaqësues në listat e hapura.
Kryedemokrati shtoi se ata që nuk janë futur në primare, do e kenë shumë më të vështirë që të mos jenë në listë.



