Dështon unifikimi i shqiptarëve në Mal të Zi/ Garojnë të ndarë në zgjedhjet e 30 gushtit

Dështon unifikimi i shqiptarëve në Mal të Zi/ Garojnë të ndarë në zgjedhjet e 30 gushtit

Përpjekjet që suksesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi të përsëritet edhe në Mal të Zi, kanë dështuar.

Kreu i partisë shqiptare “Forca e Re Demokratike”, Nazif Cungu, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se deri në momentet e fundit nuk e kanë dorëzuar listën zgjedhore, pasi pritën me shpresën se edhe partitë e tjera shqiptare në Mal të Zi do të bashkoheshin me koalicionin mbarëshqiptar.

Mirëpo kjo fatkeqësisht nuk ndodhi, shqiptarët në Mal të Zi do të garojnë të ndarë në zgjedhjet parlamentare.

“Dje dorëzuam listën tonë zgjedhore, pasi pritëm deri në moment të fundit të afatit të lejuar, me shpresën se edhe partitë e tjera shqiptare në Mal të Zi do të bashkoheshin me koalicionin mbarëshqiptar”, ka shkruar Cungi, gjersa ka thënë se lista e partisë së tij me 81 kandidatë për Kuvendin e Malit të Zi ofron zgjedhjen më të mirë për të zgjidhur problemet e popullit shqiptar.

Cungu bën thirrje, duke thënë se tani është koha “për të mbrojtur interesat e popullit tonë dhe për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Mali i Zi më 30 gusht do të zhvillojë zgjedhje parlamentare dhe lokale në disa komuna.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy