Basha në terren: Mbyllen 60 biznese në ditë, të bashkohemi për një ekonomi më të fortë (VIDEO)

Basha në terren: Mbyllen 60 biznese në ditë, të bashkohemi për një ekonomi më të fortë (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet me pronarët e biznesit të vogël në kryeqytet.

Përmes një videoje, kreu i demokratëve tha se në ditë mbyllen 60 biznese për shkak të indiferencës dhe braktisjes nga ana e qeverisë në këtë periudhë pandemie. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fuqishme.

“Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe. Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia. Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy