Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka gjobitur me 2 milionë lekë Radion Televizionin Shqiptar. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se RTSH ka paraqitur reklama politike më datë 24 prill, ditën e heshtjes zgjedhore.
“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë transmetuar aktivitetet gjatë ditës së heshtjes zgjedhore.
KQZ vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milionë lekë gjobë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.



