Rama betohet tek Meta, zyrtarisht në krye të diplomacisë shqiptare

Rama betohet tek Meta, zyrtarisht në krye të diplomacisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama u betua në Presidencë si ministër i Jashtëm, duke marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë.

Rama ka qëndruar vetëm pak minuta në ambientet e Presidencës për betimin dhe më pas ka dalë duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës”, njoftoi zyra e shtypit pranë Presidencës.

Pas dekretit të Presidentit, ditën e djeshme Rama mori edhe votat e 78 deputetëve të mazhorancës në Kuvend, duke u bërë zyrtarisht ministër i Jashtëm duke zëvendësuar ish-ministrin Bushati.

Këtë detyrë Rama e mori pas mosdekretimit të Gent Cakajt, i cili u refuzua nga presidenti Ilir Meta.

Kjo çështje shkaktoi përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë ndërsa Rama tha dje pas seancës plenare se mazhoranca do padisë presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy