Ish-deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e studentëve, e cila so është në ditën e 7. I ftuar në MCN, Murrizi u shpreh se dhuna e përdorur forcat e policisë ndaj të rinjve tejkalon edhe periudhën e diktaturës.
Murrizi komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të qeverisë për shpërblime financiare ndaj forcave të policisë, duke thënë se efektivët kanë nevojë për rritje dinjitoze të pagave dhe jo për shpërblime të stajuara politike.
Policia e ka emrin Policia e Shtetit dhe shteti u përket shqiptarëve, nuk është privat. Edi Rama kërcënon mësuesit sepse ai e urren arsimin. Nga ana tjetër, thotë se u jep shpërblim atyre që janë 'në front'. Po me kë janë në front këta policët? Me grekun? Me serbin? Këta janë në front me shqiptarët! Atë që po bën policia sot me studentët, nuk e ka bërë as policia e diktaturës."
Murrizi theksoi se revolta studentore është një mllef i akumuluar ndër vite ndaj të gjithë klasës politike.
Kanë përzënë 1 milion shqiptarë jashtë shtetit. Kjo protestë e studentëve është një mllef i akumuluar ndër vite ndaj politikës në përgjithësi, sepse shqiptarët janë zhveshur totalisht nga e drejta e vendimmarrjes. Protesta do të vazhdojë, dhe do të vazhdojë aq më shumë sa më shumë që ky ta acarojë situatën.
Murrizi ka folur edhe për premtimin e Ramës për shpërblime monetare ndaj forcave të rendit. Ish-deputeti ka argumentuar se një punonjës policie duhet të ketë 2500 euro pagën bazë mujore dhe jo shpërblimin.
Kujt polici i jep ky 2500 euro shpërblim? Polici 2500 euro duhet të ketë rrogën, jo shpërblimin! Ata kanë nevojë për dinjitet dhe paga të qëndrueshme, jo për lëmoshë sa herë që qeveria dëshiron t'i përdorë kundër qytetarëve të vet.



