
Lulzim Bashka ka vijuar takimet me mbështetësit e tij edhe këtë të martë. Takimi i radhës ishte në Sauk, në degën numër 12 të Partisë Demokratike.
Në takimin që Basha pati në Shkodër pak ditë më parë, mohoi mundësitë për të krijuar një parti të re, apo dhe kandidaturën e tij për President. Ndërsa, ditën e djeshme PD apeloi në Gjykatë vendimin e Shkallës së Parë, e cila vendosi në favor të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Ndërkohë, ditën e sotme në Partinë Demokratike Yuri Kim takoi kryetarin e Komanduar të partisë, Enkelejd Alibeaj, e cila dha një mesazh të qartë se nuk njeh Berishën, por si kryetar njeh një nga njerëzit më të besuar të Lulzim Bashës.



