
Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ Arben Ristani duke folur për shkarkimin që kongresi i 11 dhjetorit i bëri Lulzim Bashës u shpreh se ajo është pjesa e keqe e hequr nga PD, duke shtuar se është një qelb që po shkëputet prej saj.
Shkarkimi i Bashës është heqja e pjesës së keqe. Jo vetëm copa më e vogël e keqe shkëputet, por largohet qelbi dhe trupi vitalizohet. E para është çështja politike e dyta ligjore. Politikisht për publikun shqiptar e kemi të vërtetuar që jemi shumica dhe atyre po ju del boja si mashtrues çdo ditë, këtu është një fakt i vërtetë se shumica e demokratëve është kundër Bashës. Sigurisht që në bazë të ligjit do shkosh të fitosh njohjen për këtë arsye menjëherë të nesërmen janë çuar dokumentet në gjykatë atje ku ligji kërkon të regjistrohen. Statusti 2018 është çuar tani, edhe ai i 2021 edhe ai tani pasi nisi kjo lëvizje. Aty është regjistruar, është hedhur shorti dhe me tu caktuar gjyqtari do ketë një seancë dhe më pas kjo mbyllet.



