Pas një interviste të Olsi Jazenxhi, dhënë në MCN Tv më datë 25 gusht, lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe ekspozimit eventual të Shqipërisë ndaj situatave të sigurisë, përfaqësues të MEK në Tiranë kanë reaguar zyrtarisht. Më poshtë teksti i plotë i reagimit:

Më 25 gusht 2024, një person i quajtur Olsi Yazexhii ka pasur një intervistë në MCN TV, gjatë fjalimit të tij, ai ka ngritur akuza krejtësisht të rreme dhe të pabaza kundër muxhahedinëve në Ashraf 3.

Adresimi i muxhahedinëve në Shqipëri si grup terrorist nga ana i intervistuari dhe se ata kryejnë akte terroriste kundër regjimit diktatorial që sundon Iranin, si dhe akuzat e tjera që ai ia atribuon Muxhahedinëve, janë krejtësisht të rreme dhe të sajuara nga regjimi represiv i Iranit, një regjim që vetëm në një muajin e fundit ka shpallur publikisht ekzekutimin e 137 të burgosurve për të krijuar një atmosferë terrori.

Akuzat e rreme që agjentët e regjimit iranian në Shqipëri kanë ngritur kundër muxhahedinëve janë një përsëritje e fushatës së demonizimit dhe përhapjes së gënjeshtrave të regjimit diktatorial të Iranit kundër muxhahedinëve, e cila ka vazhduar në katër dekadat e fundit.

Një nga ish-agjentët e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian në Shqipëri, i quajtur Hadi Sani Khani, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara më 14 shkurt 2021, zbuloi detajet e përhapjes së gënjeshtrave nga agjentë të regjimit iranian në Shqipëri kundër muxhahedinëve në këmbim të parave të marra.

Qëllimi i regjimit, duke përhapur gënjeshtra nga goja e agjentëve të tij vendas në Shqipëri, është të bëjë popullin mikpritës të Shqipërisë pesimist ndaj muxhahedinëve dhe të shkatërrojë marrëdhëniet e tyre shumë të ngushta dhe miqësore me ta.

Banorët e Ashrafit 3