Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë të Maqedonisë së Veriut

Rikthehet tabela edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë të Maqedonisë së Veriut

Sot në vendkalimin kufitar Bllacë është vendosur tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, raportojnë mediat shqip në Maqedoni të Veriut.

Ditë më parë në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Për rast pati shumë reagime në opinionin në vend, ndër të cilët reagoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski të cilën ngjarjen e cilësoi si përpjekje për destabilizim të vendit.

Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve.

Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë.

Opozita shqiptare reagoi për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga vendkalimet kufitare dhe zëvendësim të tyre me të reja, të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge.

Lidhur me këtë çështje reagoi VLEN, pas së cilës tabelat përsëri u hoqën dhe u kthyen ato me mbishkrimin shqip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy