Krijohet “Fronti Opozitar” në Vlorë para zgjedhjeve vendore/ Nika: Jemi në kohën e duhur për një rezultat më të mirë në 2027 (VIDEO)

Krijohet “Fronti Opozitar” në Vlorë para zgjedhjeve vendore/ Nika: Jemi në kohën e duhur për një rezultat më të mirë në 2027 (VIDEO)


Përfaqësues të disa partive opozitare në Vlorë janë bashkuar, duke krijuar “Frontin Opozitar”, rreth një vit përpara zgjedhjeve për pushtetin vendor.

 

Gjergji Nika, anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Vlorës, deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN TV se qëllimi i këtij fronti është bashkimi i opozitës, me synim forcimin përballë mazhorancës dhe arritjen e një rezultati më të mirë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

 

Në tryezën e zhvilluar u shpall zyrtarisht krijimi i frontit opozitar në Vlorë, i cili synon të bashkojë të gjitha forcat kundër mazhorancës aktuale dhe të përgatisë terrenin për garën lokale të vitit 2027.

 

Iniciativa lidhet edhe me drejtuesin e ri të PD-së në Vlorë, Aurel Bylykbashi, i cili zhvilloi takime me partitë që përfaqësohen në Këshillin Bashkiak, por edhe me forca të tjera politike jashtë tij.

 

 

Nika pohoi se synimi është bashkimi i frontit opozitar për një rezultat më të mirë për baskinë e Vlorës. 

 

Kësaj iniciative i thamë të gjithë po, sepse jemi në kohën e duhur për të bërë diçka të mirë për qytetin. 

Kjo natrysisht edhe për të marrë një rezultat pozitiv në zgjedhjet e vitit 2027.

 

 Kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara, pasi duhet të mbledhim çdo fraksion, çdo zë dhe çdo forcë opozitare, në mënyrë që rezultati të jetë pozitiv në 2027. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy