Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarjen e Kosovës

Cakaj takon Grenell në Shtëpinë e Bardhë: S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj pati një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me Richard Grenell, emisarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shkruan se në fokus të bisedimeve me Grenell ishte rëndësia për një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë, si dhe nxites së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Cakaj nënvizoi faktin se nuk ka një marrëveshje të fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë

''Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S'ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e shteteve të bashkuara të amerikës!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.''

Takimi midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i planafikuar që të zhvillohej më 27 qershor, u anulua pasi ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, u ngritën aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy