"PD 3 muaj në çadër për të shtyrë zgjedhjet 1 javë"

"PD 3 muaj në çadër për të shtyrë zgjedhjet 1 javë"

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar çadrën e Partisë Demokratike përpara kryeminsitrisë duke thënë se 3 muaj në çadër për të shtyrë zgjedhjet me 1 javë.

Ai tha se gatishëmëria e qeverisë ishte për të garantuar pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhje

“Kishim disa lojëtarë të mbyllur në çadër, nuk e di a do të jenë të përgatitur për një betejë siç ju ka hije. Gatishmëria jonë ishte për t’u dhënë atyre mundësinë që të shkojnë në zgjedhje, megjithëse kërkesat e tyre ishin qesharake, tre muaj në çadër për të kërkuar shtyrjen për 1 javë të zgjedhjeve", tha Balla.

Balla siguroi se Partia Socialiste nuk do të përdorë administratën shtetërore në zgjedhje pasi socialistët nuk janë njësoj si demokratët.

“Nuk ka ndodhur dhe nuk do të do të ndodhë në asnjë ditë të fushatës. Ne nuk jemi si ata, jemi shumë më ndryshe se ata. Nuk kemi asnjë lloj frike nga vota e popullit dhe nuk e di pse PD kishte frikë dhe ka nga vota e popullit", theksoi Balla.

Deputeti socialist, u tha votuesve për herë të parë të Peqinit se në mandatin e ardhshëm, qeveria do të fokusohet tek krijimi i vendeve të punës për të rinjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy