
Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se ka një përpjekje përtej ligjores për të mënjanuar Berishën nga politika duke shtuar se e njëjta gjë mund të jetë ndodhur edhe me Metën.
Duke vijuar më tej, Kikia tha se ka një perceptim që nuk është pa bazë, që SPAK përmes veprimeve të veta kërkon të bëjë pastrimin e politikës nga kasta e vjetër.
Ideja se Meta flet përçart se ka rrjedhur nuk qëndron. Çdo fjali e thënë nga Meta ka një nëntekst. Dhe një nga shprehjet e tij ishte që “Ti (duke iu drejtuar Dumanit), me porosi të amerikanëve ke marrë përsipër ti të bësh demokraci në Shqipëri”.
Ka një percetim që nuk është pa bazë që SPAK, përmes veprimeve të tij, shpresoj të jenë ligjore dhe të mos jenë politike të bëjë pastrimin e politikës nga kasta e vjetër, që jo vetëm nuk ikën, por nuk i shkulet këtij vendi nga përthithja që po i bëjnë pronave dhe buxhetit. SPAK do të largojë politikanët e vjetër të korruptuar që t’i hapë rrugën një epoke të re. Duket utopike, por hapat janë. Ka përpjekje përtej ligjores për ta mënjanuar Berishën.
Berisha nuk mund të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ me një akuzë pa akuzë dhe fare mirë mund të ishte në hetim në gjendje të lirë. Ka një gjë përtej ligjores, për ta larguar në një farë mënyrë. Mund të jetë një përpjekje për të bërë të njëjtën gjë me Metën.



