Nazarko: PD është e zhytur në kaos, shkak lidhjet me aleancat

Nazarko: PD është e zhytur në kaos, shkak lidhjet me aleancat

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live deklaroi se Partia Demokratike duhet të gjejë zgjidhjen si fillim duke i drejtuar disa pyetje vetes.

Ai tha se PD është e zhytur në kaos dhe kjo ka ardhur si rezultat i aleancave të saj. Sipas tij, PD do përkeqësohet dhe më tepër dhe kjo është shumë e dëmshme dhe për popullin shqiptar sepse do ngelet pa opozitë.

Mendoj se problemi që duhet të zgjidhë PD është i thjeshtë, hiq komplikacionet e vulës dhe selisë. Ata duhet t’i bëjmë pyetjen vetes që kjo parti 80-vjeçare si t’ja bëjmë që ta mundim. dhe për të zgjidhur këtë duhet pyetur vetja nëse ja vlen të bësh aleancë me LSI apo jo. LSI ka treguar se brenda të drejtës së saj, kërcen një herë andej njëherë këtej, por që dëmton Partinë Demokratike. PD duhet të kuptonte që të mbështej te aleanca të lëkundshme apo të referohej te aleatët e vet dhe besoj e vetë PD është zhytur në një kaos ku i jep fajin liderit që e ka drejtuar pasi Berisha dha dorëheqjen në 2013. Nëqoftëse PD shikon si aleat të vërtetë Ndokën apo grupime të vogla që kanë bërë të djathtën, parti që kanë shërbyer duke e pasur të qartë pozicionin e vetë, rekomandimi do ishte që këta të diskutojnë me qetësi brenda forumeve të veta. Ne këtu do jemi dhe do shohim se situata në PD do përkeqësohet dhe më tepër që është shumë e dëmshme dhe për popullin shqiptar që do ngelet pa opozitë. Këto janë derivate që vijnë një filozofi e gabuar duke dëmtuar opozitën e cila duhet mbrojtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy