Ish-kryeministri teksa ka folur jashtë dyerve të Parlamentit ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme se nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës për vulën e siglën e PD.
I pyetur nëse do e pranojë apo jo këtë vendim Berisha tha se nuk mund të paragjykojë një vendim që nuk ekziston.
Sipas Berishë protesta e ditës së nesërme do të jetë madhështore dhe e jashtëzakonshme.
Madhështore e jashtëzakonshme. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur, të rrezikshme për vendin që duhet të largojmë sa më shpejt.
Nuk kam arsye të ndërhyj në vendimin e Gjykatësve. Nuk ka gjykatës që mund të pranojë palë veç Blerina Muçit atë që s’është palë. Ajo e bëri në ndikimin Ramës dhe Veliajt. Veliaj është një nga kryesorët në aferën e gjobvënies. Merrni rastin e Ylli Ndroqit. Ky gjobvënës bashkëpunonte me Mcgonigal, rregullonin letra, komisioni hetimor është hetim për të shpallur aferën më mafioze.
Atë që Rama ka bërë ndaj SHBA mund ta bënte vetëm Lukashenko dhe Putin.
Seanca ishte e qetë se synonim që t’i jepnin mundësi qytetarëve të merrnin vesh aferën e rrezikshme.
Nesër protesta s’ka lidhje me vendimin e Gjykatës. Nuk mund të paragjykoj një vendim që nuk ekziston, as edhe një bazë e vetme ligjore për të shpallur palë.



