PD zgjedh kandidatin për Vorën

PD zgjedh kandidatin për Vorën

Ymer Marku është kandidati i propozuar nga dega e PD në Vorë. Kjo e fundit bëhet dega e pestë pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës që zgjedh kandidatin e saj.

Marku ka mbajtur më parë detyrën e kryetarit të komunës. Emri i tij i shkon për miratim kryesisë qendrore të PD, e cila mblidhet nesër.

Marku do të ketë përballë në garë Lulzim Vranën nga PD e Berishës dhe Blerim Sherajn nga PS.

Pritet që PD të zgjedhë edhe kandidatin e Dibrës, për të plotësuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy